Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së tij të majtë, ka konfirmuar kampioni i La Ligas.
Mascherano është shfaqur në fushë në minutën e 62′ të ndeshjes si një zëvendësues i Denis Suarezit gjatë takimit të së martës kundër Atletico Madridit në ‘Copa del Rey’, transmeton portali arbresh.info.
“Stafi mjekësor i Barcelonës ka konfirmuar pas testimeve të kryera në Javier Mascheranon se futbollisti që është pjesë e formacionit startues të skuadrës është lënduar në kofshë të këmbës së majtë”, shkruan klubi në një deklaratë. “Rikthimi i tij në fushë varet se si shkon shërimi i tij”
Edhe pse Barcelona nuk ka cekur datën e rikthimit të mbrojtësit, raportet nga mediat spanjolle pretendojnë që ai do të jetë jashtë fushës për dy ose tri javë duke humbur kështu edhe takimin në Ligë të Kampionëve ndaj Paris Saint Germainit./arbresh.info
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...