Javier Mascherano do të luaj ndeshjen e tij të fundit për Barcelonën të enjten e ardhshme kundër Espanyolit para transferimit te Hebei China Fortune.
Sipas një raporti nga ‘El Mundo Deportivo’, argjentinasi do t’i bashkohet bashkëlojtarëve të rinj në Marbella pas ndeshjes së dytë të javës së ardhshme në kuadër të Kupës së Mbretit, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari është thënë edhe më parë se dëshiron të largohet nga “Blaugranët” këtë muaj pasi klubi i lartpërmendur kinez është i vendosur për t’i paguar një pagë vjetore prej 7 milionë euro, një rritje për 1 milionë euro nga marrëveshje e tij aktuale.
Shërbimet e Mascheranos nuk janë kërkuar nga klubi spanjoll këtë sezon pasi Samuel Umtiti dhe Gerard Pique kanë qenë lojtarët e preferuar për të marrë urdhra në Camp Nou.
Hebei China Fortune aktualisht është duke u menaxhuar nga ish trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini./arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?