Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano do të mungoj katër javë për shkak të një lëndimi në kofshë gjatë detyrës me skuadrën kombëtare.
Mascherano u lëndua në miqësoren e së martës ndërmjet Argjentinës dhe Nigerisë që përfundoi me rezultat 4 me 2 në favor të skuadrës afrikane, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari iu nënshtrua testeve në këmbën e tij të djathtë të mërkurën në mëngjes dhe rezultatet konfirmuan që ai nuk do të jetë në dispozicion për një muaj.
Mascherano do të mungoj në ndeshjet kundër Leganes, Juventusit, Valencias dhe Real Murcias.
Sidoqoftë, mbrojtësi pritet të jetë në dispozicion në ‘El Clasico’ ku Barcelona viziton në Santiago Bernabeu Real Madridin më 23 dhjetor./arbresh.info/
https://twitter.com/FCBarcelona/status/930797362217476096
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...