Google ADS

Martinez: Rikuperimi i De Bruyne dhe Hazard është një garë me kohën

08:26 | 2 Korrik 2021
A. B.

Përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez, ka pranuar se është një garë me kohën përpjekja për të rikuperuar dyshen Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne për ndeshjen e nesërme (e premte) ndaj Italisë.

Dy përfaqësueset do të përballen në çerekfinale të ‘Euro 2020’, në sfidën që zhvillohet me fillim në ora 21:00 në Allianz Arena të Munihut.

Belgjika fitoi me rezultat 1-0 ndaj Portugalisë në të tetën e finales, mirëpo De Bruyne dhe Hazard pësuan lëndime dhe nuk kanë mundur të zhvillojnë stërvitje me skuadrën.

“E respektojmë Italinë. Është skuadër e shkëlqyer me top-lojtarë dhe me përkushtim mahnitës. Bëjnë presion dhe janë dinamikë. Mbrohen si skuadër dhe luajnë shumë mirë falë trajnerit të tyre”.

“Siç e dini të gjithë, ata (De Bruyne dhe Hazard) nuk kanë mundur të stërviten sot (e enjte). Kanë mbetur edhe 24 orë para ndeshjes, është një garë me kohën”,

“Nëse nuk luajnë në ndeshjen e nesërme, do të dëshironim që t’i kishim të gatshëm për sfidat e radhës. Do të jetë i vështirë rikuperimi i Eden, ai ka pësuar lëndim muskulor, De Bruyne ka një problem tjetër. Vendimi i takon stafit mjekësor, do të vendosim pasi të flasim me ata”, ka thënë trajneri i Belgjikës. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme