Google ADS

Martinez për Lukakun: Nuk e prisja, jam i zhgënjyer më të

12:34 | 27 Korrik 2023
K.B

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, ka thënë se është i zhgënjyer me veprimin e Lukakut.

Belgu ditëve të fundit nuk i është përgjigjur telefonatave të skuadrës “Nerazure”, duke nisur negociatat me rivalët e urryer të Interit, Juventusin.

Megjithatë, e ardhmja e Lukakut ende është në dilemë.

Martinez thotë se ka provuar të flas me Lukakun në telefon, por ky i fundit nuk i është përgjigjur yllit argjentinas.

“Kam provuar të flas më të por nuk është përgjigjur. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe me shokët e tjerë. Jam i zhgënjyer”, ka thënë Martinez.

“Pas shumë vitesh dhe gjerave që kemi kaluar së bashku, isha i zhgënjyer. Nuk e prisja por është zgjedhja e tij”, ka theksuar kampioni i botës me Argjentinën./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme