Martinez në shitje nga Interi

14:50 | 13 Qershor 2021
KRG

Raportohet se klubi nga Italia Inter, është i gatshëm ta shesë yllin e skuadrës, Laurato Martinez.
Sipas “Gazetta dello sport”, Nerazzurrët mund ta sheshin lojtarin vetëm nëse ndonjë klub ofron së paku 90 milionë euro.

Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid, janë klubet që qysh nga fillimi i këtij viti kanë shprehur interesim për 23- vjeçarin.

Por duket se tashmë klubet nuk janë të gatshme për të paguar një shumë aq të lartë, përshkak të dëmeve financiare të shkaktuar nga Covid-19.

Martinez ka kontratë të vlefshme me Interin deri në vitin 2023.

Ndryshe, sulmuesi me prejardhje nga Argjentina në sezonin e fundit është paraqitur në 38 ndeshje në Seria A, duke shënuar 17 gola dhe 6 asistime. /arbresh.info/

Të ngjashme