Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka thënë se është i lumtur te gjiganti italian dhe nuk është duke menduar largimin.
Argjentinasi mbetet i lidhur me transferimin te Barcelona si zëvendësimi i Luis Suarez ose te Manchester United, transmeton portali arbresh.info.
Daily Mirror më herët ka raportuar se “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë 80 milionë euro për transferimin e argjentinasit në “Old Trafford”.
Mirëpo, 22-vjeçari në një intervistë për Sky Sport Italia tha se është i lumtur në “San Siro”.
“Jam duke bërë më të mirën te Inter. Jam i fokusuar vetëm në fushë. Jam i lumtur te Inter. Provoj të punoj dhe të qëndrojë i fokusuar. Ky është qëllimi im me klubin”
Martinez këtë sezon ka shënuar 14 gola dhe ka kontribuar me një asistim në të gjitha garat./arbresh.info.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation