Roberto Martinez ka vetëm fjalë të mira për Adnan Januzajn.
Mesfushori shqiptar i Real Sociedadit, Adnan januzaj, ka shënuar gol të bukur në fitoren 1-0 të Belgjikës kundër Anglisë.
Ky njëherit ishte goli i parë për Januzaj me fanellën e Belgjikës dhe ai erdhi në një garë që ëndërron të luajë çdo futbollist.
Pas ndeshjes, trajneri i belgëve, Roberto Martinez, u shpreh i lumtur me paraqitjen e shqiptarit.
“Ai tregoi se pse është ftuar në Kombëtare. Januzaj punon shumë dhe e meritoi këtë (golin e fitores). Ka pasur periudhë të vështirë, por së fundmi i ka bërë mirë gjërat. Ai e kuptoi se duhet të punojë shumë”, deklaroi Martinez.
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës