Martin Odegaard, futbollisti i real Madrid që është huazuar në Holandë te ekipi i Heerenveen, ka treguar aftësi madhështore në takimin e fundit kundër Roda-s në ‘Eredivisie’.
Pak minuta pasi filloi loja, 19-vjeçari në një aksion sulmi të skuadrës së tij me një lëvizje e cila mund të konsiderohet si ‘ilegale’, ka ‘varë’ karrierën e kundërshtarit. Odegaard e kaloi në mënyrë të mrekullueshme mbrojtësin e Roda-s duke i futur topin mes këmbëve.
Jo vetëm ky episod, por përgjatë të gjithë takimit futbollisti norvegjez që luan si mesfushor tregoi aftësi fantastike, duke marrë edhe duatrokitje të shpeshta të publikut.
Në janar të 2017, Odegaard nënshkroi një kontratë me Real Madrid por duke parë konkurencën e madhe “galaktikët” e huazuan në Holandë për 18 muaj.
https://twitter.com/FOXSportsnl/status/962415473613828096
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...