Marseille raportohet se është e gatshme për të paguar 20 milionë funta për të nënshkruar me sulmuesin e Arsenalit, Olivier Giroud.
Reprezentuesi francez nuk është më pjesë e formacionit te skuadra e trajnerit Arsene Wenger për shkak të Alexis Sanchezit, i cili është duke u preferuar më shumë në një rol qendror, transmeton portali arbresh.info. 30-vjeçari ka startuar vetëm në tetë ndeshje në Premierë Ligë duke krijuar nëntë asistime dhe duke shënuar vetëm nëntë gola.
Bazuar në ‘Sky Sports News’, Marseille ka vendosur sulmuesin Olivier Giroud në listën kryesore të shënjestrave dhe besojnë që mund ta bindin atë të rikthehet në Francë.
Giroud, i cili u transferua në Londër nga Montpellier për 12 milionë funta, nënshkroi kontratë të re me “Topçinjtë” tre muaj më parë duke vazhduar qëndrimin te skuadra angleze deri në vitin 2020./arbresh.info
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale
Përhapen protestat kundër kandidatit pro-rus për president t...
KQZ sot mban mbledhje
Gjermania po harton një listë objektesh që mund të kthehen n...
Kumbaro ndan pamje nga Tepelena e hijeshuar për Festa Kombët...
Kadetët e FSK-së marshojnë me sukses në kushte të rënda atmo...