Armando Broja nuk do të jetë gati për derbin e Londrës mes Chelsea-t dhe Arsenalit. Kështu ka konfirmuar trajneri argjentinas i Chelsea-t, Maurizio Pochettino, i cili një ditë para derbit të Londrës deklaroi se sulmuesi shqiptar nuk do të jetë në dispozicion.
Shkak është bërë një irritim në gjurin e majtë të sulmuesit 22-vjeçar, i cili për të njëjtën diagnozë u largua nga grumbullimi i Kombëtares Shqiptare në prag të ndeshjes me Çekinë.
Asokohe u bë zhurmë e madhe, me një pjesë të mirë të medias dhe opinionit sportiv që aluduan për një krisje mes sulmuesit dhe stafit kuqezi, megjithatë vetë Sylvinho sqaroi para ndeshjes me Bullgarinë se nuk ka një çështje Broja dhe se futbollisti është larguar drejt Londrës pikërisht për një problem në gju.
Fjalët e Sylvinhos konfirmohen tashmë edhe nga Pochettino, i cili deklaroi në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Arsenalin se Armando Broja po vijon trajtimin për irritimin në gjurin e majtë dhe nuk do të jetë në dispozicion për derbin e Londrës.
“Kemi sërish shumë mungesa dhe një ndër to është ajo e Brojës. Ka një irritim në gjurin e majtë, arsye për të cilën ndërpreu edhe grumbullimin me kombëtaren. Në dyshim është edhe sulmuesi tjetër Jackson, për të cilin do të vendosim vetëm nesër”, u shpreh trajneri argjentinas i Chelseat.
Në këtë mënyrë, duket se shuhen përfundimisht zërat për një çështje Broja në kombëtaren shqiptare, me sulmuesin që vijon rikuperimin te Chelsea, me shpresën që do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në dy ndeshjet e nëntorit, aty ku kuqezinjtë do të luajnë për të marrë edhe zyrtarisht një biletë për në Europianin e Gjermani 2024./SS
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...