Google ADS

Marrëveshje totale mes Barcelonës dhe Raphinha-s

07:28 | 11 Korrik 2022
K.B

Raphinha raportohet se është gjithnjë e më afër transferimit te Barcelona.

“SPORT” ka raportuar se këmbëngulja e lojtarit dhe agjentit të tij, Deco, është shpërblyer dhe në orët në vijim ai mund të jetë lojtar i katalunasve.

Strategjia e negociatave e hartuar dhe vënë në praktikë nga agjenti i tij, besohet se e kanë bërë të mundur transferimin e Raphinhas, duke pasur parasysh situatën ekonomike në të cilën po kalon Barcelona.

Sipas mediumit spanjoll, sulmuesi brazilian beson se në orët e ardhshme mund të zyrtarizohet marrëveshja e transferimit, e cila do të jetë për 55 milionë euro , dhe bonuset që do të varen nga performanca e tij te Barcelona. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme