Kompania farmaceutike Grifols ka mohuar fuqishëm raportet nga mediat spanjolle se ata janë në bisedime për të blerë të drejtat e stadiumit Camp Nou.
Raportet kanë lënë të kuptohet se kompania me bazë në Spanjë ishte në “bisedime të avancuara” për të finalizuar një marrëveshje për tri dekadat e ardhshme me gjigantin kataluas duke riemëruar emrin e stadiumit në Nou Camp Grifols, transmeton portali arbresh.info.
Marrëveshja besohej se do të vlente 340 milionë euro, fonde të cilat Barcelona do t’i shfrytëzonte në kontratën e re me yllin Lionel Messi.
“Me gjithë respekt ndaj të gjitha storieve për negociatat rreth Grifols dhe Barcelonës rreth të drejtave të stadiumin Camp Nou, kompania iu njofton se nuk është duke menduar për në sponsorizimim të llojit të tillë”, shkruan Grifols në deklaratën e lëshuar.
Grifols thuhej gjithashtu se do të rinovonte stadiumin Camp Nou./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...