Google ADS

Marrëveshja Kosovë – Shqipëri që nuk u zbatua kurrë

20:11 | 9 Tetor 2018
Arbresh.info

Më 18 shtator të vitit të kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federata e Shqiptare e Futbollit arritëm marrëveshje për shkëmbimin e gjyqtarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.

Kanë kaluar një vit e disa javë e kjo marrëveshje nuk është zbatuar asnjëherë në mes të dyja federatave.

Ditë më parë është përfolur se në ndeshjen derbi të futbollit kosovar, Drita –Gjilani dhe derbin e madh të Shqipërisë, Partizani -Tirana, do të ketë shkëmbime të gjyqtarëve Kosovë – Shqipëri, por nuk ndodhi një gjë e tillë.

“18 shtator, 2017 – Federata e Futbollit të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se dy federatat e futbollit, e Kosovës dhe Federata e Futbollit e Shqipërisë, kanë arritur marrëveshje për shkëmbimin e gjyatarëve me stemë të FIFA-s në ligat elitare të futbollit të të dy vendeve.Marrëveshja shkon në dobi të të dy federatave për shkak se mundëson shkëmbimin e përvojave ndërmjet gjyqtarëvedhe shkëmbimin reciprok të njohurive lidhur me nivelin e referimit në regjionet ku zhvillohen garat.

Kujtojmë që marrëveshje e njëjtë është arritur muaj më parë me Maltën në po të njëjtën fushë. Federata e Futbollit e Kosovës është e përkushtuar që bashkëpunimin si me Shqipërinë dhe Maltën ta vazhdojë edhe me federatat e vendeve të tona”, shkruhej në njoftimin e bërë nga Federata e Futbollit e Kosovës më 18 shtator të vitit 2017.

Përparim Hasani: Marrëveshje nuk është bërë për dy ditë, ne jemi gatiInsporti e ka kontaktuar Kryetarin e Komisionit për Gjyqtarë në Federatën e Futbollit të Kosovës, Përparim Hasanin për ta pyetur në lidhje më çështjen në fjalë. “Kjo marrëveshje është në fuqi dhe nuk është bërë për dy ditë”, thotë Përparim Hasani.Ai insiston se Kosova është e hapur për ta zbathur marrëveshjen. “Ne jemi të hapur për ta zbatuar marrëveshjen e bërë. Presin që të ketë shkëmbime gjyqtarësh”, insiston Përparim Hasani.

Insporti.com ka provuar që ta marrë një prononcim edhe nga Sokol Jareci, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve në Shqipëri, por kontakti ka qenë i pamundur.

Krahas FSHF-së, FFK-ja ka arritur marrëveshje edhe me Federatën e Futbollit të Maltës, marrëveshje që për dallim me atë të Shqipërisë, u zbatua.Vitin e kaluar, gjyqtarët me stemë të FIFA-së, Genc Nuza e Besfort Kasumi referuan në Maltë.

Edhe homologët e tyre nga Malta e kanë ndarë drejtësinë në disa ndeshje të Superligës si dhe Ligës së Parë të Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme