Marrëveshja mes Barcelonës dhe Andreas Christensenit raportohet tashmë se është arritur. Sipas raportimeve të fundit, tani për tani po mungon vetëm edhe zyrtarizimi.
Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka thënë se reprezentuesi danez do të luajë te Barça në sezonin e ardhshëm.
Qendërmbrojtësi në “Camp Nou” do të kalonte si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Chelsean skadon në verën e këtij viti.
Media të ndryshme raportuan rreth kësaj lëvizje ditëve të fundit, megjithatë Romero ka dhënë informacione më të detajuara. Sipas tij, 99% marrëveshja është e arritur mes palëve. 25-vjeçari thuhet se ka rënë dakord me kushtet e ofruara nga Barcelona.
Christensen është pjesë e skuadrës së parë të Chelseas që nga viti 2015, por nga ai vit deri më 2017 ishte i huazuar te Borussia Monchengladbach. /GE/
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...