Sipas “L’Équipe”, Paris Sen Zhermeni me marrëveshjen me “GOAT” do të arkëtojë rreth 50 milion eurosh gjatë tri viteve të ardhshme. Marrëveshje kjo që i bashkohet asaj të “Qatar Arëays”, i cili do të jetë sponsori kryesor i liderit aktual të Ligue 1 dhe për një shumë prej 70 milionë euro. Skuadra pariziene njoftoi marrëveshjen me markën “GOAT”, e specializuar në shitjen e produkteve të stilit të jetesës dhe që do të zëvendësojë “QNB”, si sponsor në mëngët e fanellave të klubit për tri sezonet e ardhshme.
Mirëpo një nga habitë e shpalljes së marrëveshjes me “GOAT” është se Kylian Mbappé nuk figuron në sloganin reklamues të PSZH-së.
Edhe pse sulmuesi ka një klauzolë në kontratën e tij që i lejon të vendosë nëse do të marrë pjesë apo jo në këtë lloj ngjarjeje, siç raportohet nga “RMC Sport”, mungesa e yllit francez është për shkak të pasigurisë në lidhje me të ardhmen e tij.
Duke qenë se ende nuk dihet nëse Mbappé do të luajë sezonin e ardhshëm në Paris, si dhe duke pasur parasysh interesin e madh nga Real Madridi, lojtari ka vendosur të mos marrë pjesë në spotin reklamues. Një provë e qartë se ai mund të largohet nga kryeqyteti francez në qershor.
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...