Marc Marquez fiton Çmimin e Madh të Aragonit dhe regjistron suksesin e tij të 8-të sezonal në Moto Grand Prix.
Një fitore e merituar ajo e Marquez në shtëpinë e tij me spanjollin që e dominoi garën nga fillimi deri në fund dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim suksesin.
Podiumi në Aragon u kompletua nga Andrea Dovizioso dhe Jack Miller ndërsa një garë për t’u harruar Valentino Rossi i cili nuk ishte asnjëherë në garë për tre vendet e para dhe përfundoi gjithçka në vendin e 8-të.
Me këtë fitore Marquez e thelloi në 98 pikë avantazhin ndaj Doviziosos në klasifikimin e përgjithshëm dhe 5 gara para fundit kur mbeten në total vetëm 125 pikë në lojë, fitimi i titullit kampion është thjeshtë një formalitet për pilotin e Repsol Hondas./SS/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...