Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini do të shitet në janar pasi Jose Mourinhos i është thënë se duhet të shes lojtarë para se të filloj me blerje.
Mourinho shpenzoi 150 milionë funta verën e kaluar duke ngritur shpenzimet totale te klubi në 290 milionë funta, por e gjitha që siguruan ishin 12 milionë eurot nga shitja e Adnan Januzajt, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri portugez është duke kërkuar të shtoj një lojtar kreativ në mesfushën e tij pasi humbi anësorin e Interit, Ivan Perisic, dhe mesfushori Mesut Ozil i Arsenalit është shënjestra kryesore e tyre.
29-vjeçari Marouane Fellaini është pjesë e skuadrës startuese të Mourinhos por do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe është i lirë për të negociuar me klubet e huaja në janar.
Gjiganti turk Besiktasi ka konfirmuar interesimin si një blerës i mundshëm i belgut./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...