Marotta te Interi, zyrtarizimi brenda javës

16:54 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia, shkruajnë se Giuseppe Marotta do të zyrtarizohet si drejtor i Interit të enjten ose të premten.

Ai u largua nga Juventusi para disa javësh, pas një qëndrimi tetë vjeçar.

Eksperti i transferimeve do të emërohet me gjasë Drejtori i Përgjithshëm, por më vonë mund të kalojë si drejtor gjeneral.

Ka pasur shumë thashetheme mbi rolin e tij te klubi Nerazzurr, ndërsa në fund të javës pritet që të mbyllet e gjitha.

Sky shkruan se Marotta do të bëhet zyrtare të enjten, ndërsa ka edhe mediume që e shtyjnë zyrtarizimin të premten.

Marrota shihet si njëri prej kryesoreve në rikthimin e Juventusit në majë të futbollit italian.

Interi me ardhjen e kompanisë Suning ka bërë disa ndryshime në hierarki, që po dalin të suksesshme pasi klubi është kthyer në Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme