Shefi i Inter, Beppe Marotta ka thënë se nuk pranon që të ndeshja me Juventus të zhvillohet të hënën.
Presidenti i Seria A, Dal Pino në një intervistë për Gazzetta dello Sport ka thënë se ka idenë që derbi italian të zhvillohet nesër, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Marotta ka thënë se nuk do ta pranojë këtë gjë për tri arsye kryesore.
“Në respekt për Inter dhe miliona tifozë të ‘Neurazurëve’, e konsiderojmë të papranueshme idenë për tri arsye kryesore”.
“Se pari është për të mbrojtur publikun, nuk mund të luajmë për shkak të Koronavirusit”.
“Pastaj për shkak të stadiumit që do hapet vetëm për fansat e Juventusit, pa prezencën e tifozëve tonë do jetë e papranueshme”.
“E treta sepse Juve – Inter është vetëm dy ditë mbrapa gjysmëfinales së Kupës të Italisë “, theksoi ai.
Kujtojmë që Inter do përballet me Napolin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, derisa janë në disavantazh 0 – 1./arbresh.info.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...