Google ADS

Marotta e merr në duar ‘rastin’ e Icardit

19:20 | 14 Shkurt 2019
Arbresh.info

Beppe Marotta e ka marrë në duar rastin e ndërlikuar të Mauro Icardit.

Mauro Icardit iu mor shirit i kapitenit nga Interi, por që gjakrat tani janë qetësuar.

Refuzimi i sulmuesit argjentinas për t’u grumbulluar për ndeshjen e Ligës së Evropës hapi skenarët e një përplasjeje frontale, por nuk duket se divorci do të jetë zgjidhje.

Interi do të vijojë me tratativën e rinovimit të kontratës aktuale, që skadon në vitin 2021, duke i qëndruar propozimit të tyre për 7 milionë euro në sezon, nga paga aktuale e Icardit prej 4.5 milionë eurosh plus bonuset.

Kërkesa e Wanda Narës, gruas që bën edhe agjenten e lojtarit, ka qenë për 10 milionë euro në sezon, por larg pretendimeve të skuadrës.

Objektivi kryesor i Interit është të heqë klauzolën 110 milionë euro të zbatueshme për largimin brenda 15 korrikut të çdo viti. Drejtori i ri, Beppe Marotta nuk i ka pëlqyer asnjëherë te Juve, pikërisht sepse i ka përdorur te bardhezinjtë për t’i marrë të tjerëve lojtarët më të mirë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme