Marotta: Çdokush do ta donte Cristiano Ronaldon

09:09 | 18 Janar 2018
Arbresh Info

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Morata ka pranuar se transferimi i superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldos, është diskutuar.

32-vjeçari është përfolur rreth një largimi të mundshëm nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Marotta beson se kjo do të vazhdojë të jetë një “ëndërr”.

“Ëndrrat duhet plotësuar, por shpenzimet e nevojshme nga imponojnë një reflektim për ne”, ka thënë ai.

“Është e pamundur që ne të mbyllim një operacion aq të jashtëzakonshëm. Ne jemi një klub shumë i mirë, çdokush do të dëshironte një lojtar si ai por ne duhet të përballemi me realitetin”

Destinacioni i preferuar i reprezentuesit portugez besohet të jetë rikthimi në Manchester United./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme