Maroku i kërkon shpjegim Argjentinës se përse mungon Messi

08:46 | 25 Mars 2019
Arbresh.info

Federata e Futbollit e Marokut i ka kërkuar Argjentinës të shpjegojë përse Lionel Messi do të mungojë në ndeshjen miqësore të martën mes këtyre dy vendeve në Tangier.

Messi u lëndua në humbjen e Argjentinës 3:1 kundër Venezuelës në një ndeshje miqësore të premten, dhe si pasojë u rikthye në Barcelonë, transmeton Gazeta Express.

Në një komunikatë për media, Federata e Marokut e pranoi se ishte njoftuar nga organizatori për mungesën e argjentinasit, por ngriti çështjen se, sipas kontratës, Argjentina duhet ta emërojë ekipin më të mirë kundër tij.

Messi luajti 90 minuta kundër Venezuelës, në atë që ishte ndeshja e tij e parë që prej eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Botës verën e vitit 2018.

Ndeshja miqësore ndaj Marokut do të jetë e fundit para Kupës së Amerikës për Argjentinën, e cila fillon më 14 qershor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme