Google ADS

Mark Hughes shpreson në rikthimin e Shaqirit

12:07 | 25 Gusht 2017
Arbresh Info

Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet në fushë në ndeshjen e së shtunës ndaj Watfordit.

Mesfushori shqiptar u lëndua në takimin e xhiros së dytë në Premierë Ligë kundër Arsenalit, ku “Potters” regjistruan fitore me rezultat minimal 1 me 0, shkruan portali arbresh.info.

“Ne jemi duke pritur vetëm për Shaqirin. Ai ndjeu dhimbje në fillim të ndeshjes kundër Arsenalit dhe u largua. Ne kemi shpresa [në rikthimin e tij] por nuk do të rrezikojmë”, ka thënë trajneri Mark Hughes para ndeshjes në vikend në një konferencë për media.

Trajneri Mark Hughes shpreson që mesfushori Xherdan Shaqiri të rikthehet për ndeshjen në vikend
Trajneri Mark Hughes shpreson që mesfushori Xherdan Shaqiri të rikthehet për ndeshjen në vikend

25-vjeçari u detyrua të largohet në minutën e 24′  të takimit si nikoqir në Bet365 kundër Shkodran Mustafit dhe Granit Xhakës.

Reprezentuesi i Zvicrës mungoi edhe në ndeshjen e 1/32 së finales në ‘Carabao Cup’, ku klubi i Mark Hughes triumfoi me rezultat 4 me 0.

Pas ndeshjes ndaj Watfordit si mysafirë, Stoke City pret në shtëpi Manchester United./arbresh.info/

Momenti kur Shaqiri u largua nga fusha në ndeshjen kundër Arsenalit
Momenti kur Shaqiri u largua nga fusha në ndeshjen kundër Arsenalit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme