Talentët e Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj dhe Medon Berisha vendosen rekorde me fanellën kuqezi në Euro 2024.
Kombëtarja e Shqipërisë mbylli aventurën në Kampionatin Evropian, duke përfunduar e katërta në Grupin B, me vetëm një pikë.
Kuqezinjtë në tri ndeshjet e grupeve humben nga Italia me rezultat 2-1, barazuan 2-2 me Kroacinë dhe në fund u mposhten 1-0 nga Spanja.
Megjithatë, pati disa gjëra pozitive në këtë Kampionat Evropian dhe një nga to ishte paraqitja e lojtarëve të rinj.
Mario Mitaj, i konfirmuar tashmë si zgjedhje e parë në krahun e majtë të mbrojtjes dhe lojtari i ardhur nga ekipi i U-21, Medon Berisha, vendosen rekorde.
Mbrojtësi i majtë arriti në ndeshjen e parë ndaj Italisë, të thyej rekordin e Elseid Hysajt duke u bërë lojtari më i ri që luan me kombëtaren në një Kampionat Evropian.
Mitaj zhvilloi ndeshjet e parë me vetëm 20 vite, 10 muaj e 9 ditë, por disa ditë më vonë rekordi i tij u kthye nga bashkëlojtari i ri, Medon Berisha.
Mesfushori i talentuar i Lecces vendosi rekordin e ri me 20 vite, 8 muaj e 3 ditë, si lojtari më i ri që luan me kombëtaren në një Kampionat Evropian. /Telegrafi/
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...