Mario Mandzukic pensionohet nga futbolli

18:16 | 3 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Legjenda kroate tashmë, Mario Mandzukic ka deklaruar se është tërhequr nga futbolli në moshën 35-vjeçare.

Para pensionimit, ai mori dy propozime si agjent i lirë në javët e fundit, por vendimi përfundimtar është marrë që të penzionohet, raporton Fabrizio Romano.

Mandzukic kishte luajtur në disa skuadra të mëdha evropiane në karrierë si Juventus, Bayern Munich, Atletico Madrid e Milan.

Sipas ‘Transfermarkt’, kroati ka gjithsej 508 paraqitje, duke realizuar 197 gola e dhuruar 84 asistime në karrierën e tij si futbollist.

Në nivel kombëtaresh, Mandzukic ishte pensionuar më 2018 duke e mbyllur karrierën si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Kombëtares së Kroacisë, duke realizuar 33 gola, për tu gjendur vetëm pas Davor Suker i cili kishte 45 gola të realizuara.

Ai do të mbahet gjatë mend për eurogolin e shënuar ndaj Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilin e konkretizoi në mënyrë akrobatike që rrallë shihen ndonjëherë në një finale të madhe siç ishte ajo e “Champions League”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme