Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic raportohet se dëshiron të rikthehet në Bayern Munich.
33-vjeçari, i cili ka bërë vetëm një paraqitje te Juventusi këtë sezon, vazhdon të përflitet për transferim në Manchester United para merkatos së muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
Borussia Dortmundi dhe Sevilla kanë shfaqur gjithashtu interesim për reprezentuesin e Kroacisë derisa po përgatitet për largim nga kampioni italian në fillim të 2020-ës.
Megjithatë, bazuar në një raport nga Calciomercato, Mandzukic dëshiron të siguroj rikthimin në Bayern, ku ka shpenzuar dy sezone para largimit për kalim te Atletico Madridi në verën e vitit 2014.
Finalisti i Kampionatit Botëror 2018 ka shënuar 48 gola brenda 88 ndeshjeve për gjigantin gjerman duke fituar dy tituj në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në Allianz Arena.
Juventusi raportohet të ketë informuar palët e interesuara se Mandzukic mund të largohet nga klubi italian për vetëm 4.6 milionë funta gjatë afatit kalimtar të muajit janar./arbresh.info/
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...