Mario Balotelli në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, ndërsa agjenti i tij Mino Raiola, thotë se ai mund të kthehet në Itali.
Raiola ka thënë se lojtari i tij vlen 100 milionë euro, por mund të merret pa para pasi është pa kontratë.
“Mario është i gatshëm për rikthim. Ai është pjekur dhe tani është ndër sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali është numër një dhe vlen 100 milionë euro, por kontrata i skadon, që kështu është i lirë. Jam në negociata me klube në Angli dhe Itali. Kam biseduar me klube si Juventus, Roma, Napoli dhe Inter”, ka deklaruar Raiola. Ish-sulmuesi i Liverpoolit ka shënuar 39 gola prej se ka ardhur te Nice që nga viti 2016.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...