Google ADS

Mario Balotelli ishte 100 kg kur u rikthye në stërvitje te Nice

15:26 | 11 Shtator 2018
Arbresh Info

Gazeta franceze L’Equipe pretendon se sulmuesi i Italisë, Mario Balotelli, ishte 100 kg kur u shfaq në stërvitje te Nice këtë verë.

Ish lojtari i Milanit ishte kritikuar për performancën e tij në barazimin e “Azzurrëve” ndaj Polonisë të premten dhe legjenda e Juventusit, Zibi Boniek, pretendoi se lojtari ishte në mbipeshë, transmeton portali arbresh.info.

Tani, L’Equipe ka vërtetuar këto pretendime duke pohuar se Balotelli peshoi 100 kg kur u kthye vonë në stërvitje para-sezonale.

Kjo është plotë 12 kg më shumë se pesha prej 88 kg e listuar dhe një anëtar anonim i stafit në Nice pretendon se ai nuk mundohej aq në stërvitje për shkak se mendonte se do të largohej.

Gazeta beson se ‘Super Mario’ ishte ende 6 kg mbipeshë kur bëri debutimin e tij sezonal për ‘Les Aiglons’ në ndeshjen kundër Lyonit, megjithëse jo 15 kg siç u pretendua nga Boniek.

L’Equipe shton se trajneri i Italisë, Roberto Mancini, nuk duhej asnjëherë të vendoste atë në formacionin startues “në këtë formë dhe në atë peshë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme