Hendbollistja jonë e re, Marigona Hajdari, ka vazhduar kontratën edhe për një vit me skuadrën Ringkobing.
Marigona do të vazhdojë të luajë në kategorinë e dytë daneze ku edicionin e kaluar u paraqit me shumë sukses. Te Ringkobingu luan edhe motra e Marigonës, Arlinda.
“Kam vazhduar edhe për një vit kontratën. Kam pasur edhe oferta tjera, por kam vendosur të vazhdojë kontratën te skuadra e njëjtë, ku mendoj se jam zhvilluar mirë deri më tani”, ka thënë Marigona për faqen zyrtare të FHK-së.
Marigona Hajdari vjet ka debutuar për kombëtaren tonë, me sukses të plotë. Prej motrave Hajdari presim shumë në të ardhmen.
Me Ringkobingun ato ishin pranë promovimit në elitë, por ndërprerja e edicionit për shkak të pandemisë ua mohoi këtë.
Federata e Hendbollit e Kosovës i dëshiron suksese Marigonës me skuadër dhe me Kombëtaren tonë./arbresh.info.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...