Sulmuesi i Real Madridit, Mariano Diaz beson se mund ta përballoj fanellën me numër 7.
Mariano mori numrin e lakmuar pas arritjes nga Lyoni muajin e kaluar, transmeton portali arbresh.info.
“Mendoj se është gjëja e fundit që më shqetëson. Peshon shumë? Po, peshon shumë, ishte i lirë, është numër që më pëlqen dhe një sfidë personale, jam i lumtur që do ta bartë atë numër që e kanë bartur edhe shumë yje si Amancio, Juanito, Butragueno, Rauli dhe që nga mosha e re, ne i kemi parë ata duke luajtur”, ka thënë ai.
“[‘Dhe Cristiano’ shton gazetari] Edhe Cristiano Ronaldo, sigurisht, ishte i lirë, të gjithë madrilenët e dinë këtë dhe ata më pyetën se çfarë numri do doja, , për shembull këtë ma tha personi që i bënë fanellat dhe unë i thash atij se dua që ta kem atë me numër 7”
“Mund ta imagjinoj se të gjithë mund ta kishin zgjedhur atë, nuk e di nëse dikush e donte atë”
“Nuk guxonin? Këtu ka lojtarë me shumë fuqi që janë në gjendje për ta marrë atë numër gjithashtu”
‘Los Blancos’ rikthehen në aksion këtë vikend me ndeshjen në udhëtim ndaj Athletic Bilbaos./arbresh.info/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...