Maria Sharapova po kthehet, kjo është deklarata e saj

11:43 | 28 Qershor 2018
Arbresh.info

Tenistja ruse Maria Sharapova përgatitet për debutimin e saj në grandslemin e “Wimbledonit”, me shpresën që të fitojë këtë turne të madh, i cili i mungon prej 14 vjetësh (e ka fituar në vitin 2004).

Pas paraqitjes së mirë në Roland Garros, ku shkoi deri në çerekfinale, tenistja ruse synon të bëjë një hap më tej në fushat me bar të Londrës. “Jam mirë, jam përgatitur dhe kam disa ditë që ndodhem në Londër për t’u ambientuar me turneun e radhës”, ka thënë Sharapova.

“Është një turne i rëndësishëm për mua, ndaj nuk dua të zhgënjej. Më pëlqen të luaj në fushat me bar, edhe pse e di se rivaliteti do të jetë i madh. Gjithsesi, nuk kam frikë nga asnjë teniste, pasi kam përvojën e duhur për t’ia dalë mbanë. Shpresoj të jenë dy javë të këndshme për mua në ‘Wimbledon’ dhe në fund të largohem me fitore”, ka deklaruar Sharapova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme