Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, mund të largohet nga Manchester United, nëse Jose Mourinho mbetet trajner edhe në sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat angleze, Rashford ishte i pa kënaqur me qëndrimin në bankën rezervë në derbin e qytetit ndaj Manchester City.
Reprezentusi anglez u paraqitë në vetëm tetë minuta në pjesën e dytë, e cila ishte një nga më të mirat në këtë sezon, pasi që United përmbysi rezultatin nga 0 – 2 në 2 – 3, duke ia prishtur festën e titullit të kampionit.
Golat për këtë fitore madhështore në derbi, i shënuan Paul Pogba (2) dhe Chris Smalling, ndërsa për City shënuan Ilkay Gundogan dhe Vincent Kompany.
Rashford ka startuar vetëm pesë ndeshje nga 16 të fundit dhe shanset e tij për ta ‘gozhduar’ një vend në formacionin bazë, u shuan me ardhjen e Alexis Sanchez në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi i jashtëzakonshëm është rritur dhe zhvilluar në United, pasi qysh nga mosha shtatë vjeçare është pjesë e klubit dhe nuk dëshiron të largohet nga klubi i fëmijërisë, por mos besimi i Mourinhos ndaj tij mund të bëjë që ai të largohet.
Një burim nga Djajtë e Kuq ka deklaruar për Mirror: Marcus ishte me të vërtetë i pa kënaqur që nuk startoi në derbi. Nëse Mourinho është edhe në sezonin e ardhshëm, atëherë Marcus mund të mos jetë, pasi që ai dëshiron të startojë çdo ndeshje”.
Rashford deri tani është paraqitur në 40 ndeshje për Djajtë e Kuq, por gjysma e tyre është nga banka rezervë, gjë që ka shqetësuar trajnerin e kombëtares angleze, Gareth Southgate, i cili ende ka dilema për skuadrën e tij finale që do të udhëtojë për në Rusi, për ta zhvilluar kampionatin botëror. /arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...