Reprezentuesi i Anglisë, Marcus Rashford thuhet se është i vendosur për të luftuar për vendin e tij në Manchester United pavarësisht kohës së reduktuar në fushë nën udhëheqjen e Jose Mourinhos.
20-vjeçari ka startuar në vetëm një ndeshje nga katër takimet e para në Premierë Ligë këtë sezon dhe tani pritet të mungoj edhe në tri përballjet e ardhshme pas kartonit direkt të kuq në fitoren 2 me 0 ndaj Burnleyt në fillim të këtij muaji, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘The Mirror’, Rashford nuk ka plane të kërkoj për një sfidë të re diku tjetër, madje edhe pse koha e tij në fushë është reduktuar dukshëm qysh pas transferimit merkaton e muajit janar të Alexis Sanchezit.
Aktualisht, Rashford ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij te klubi, por raportet në të kaluarën kanë lënë të kuptohet se United dëshiron të nis bisedimet për kontratë me sulmuesin gjatë këtij edicioni.
Përveç Rashfordit, Shaw është një tjetër lojtar që ka pranuar qëndrim të njëjtë ndonëse ka impresionuar këtë sezon duke kontribuuar me një gol dhe një asist nga ana e majtë e mbrojtjes./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...