Futbollisti i Manchester United dhe fituesi i MBE-së, Marcus Rashford, pritet të martohet me të dashurën e tij të fëmijërisë, pasi i propozoi martesë gjatë një arratisjeje pas sezonit në Kaliforni.
Sulmuesi i Premier League u gjunjëzua dje (e martë) për të dashurën e tij prej vitesh, Lucia Loi, më pak se një javë pasi United përfundoi sezonin e tyre në humbje ndaj Crystal Palace.
Dyshja, të dy 24-vjeçar, janë në lidhje që në moshën 15-vjeçare kur ata ishin nxënës në shkollën Ashton on Mersey në Greater Manchester, shkruan DailyMail.
Rashford e kishte planifikuar propozimin për javë të tëra dhe ia bëri pyetjen Lucias në një vilë luksoze pasi ndanë një darkë romantik në restorantin e famshëm të ushqimeve të detit Catch LA, tha një burim për The Sun.
“Ata dolën në LA për një natë romantike së bashku të martën dhe ai i propozoi. Ishte jashtëzakonisht romantike.Ata festuan më pas me një grup miqsh të ngushtë – përfshirë bashkëlojtarin e tij në United, Jesse Lingard”, tha një burim.
Rashford ndau lajmin e fejesës në Instagram, duke postuar një imazh të çiftit të përqafuar teksa qëndronin mbi një shtrat me trëndafila të bardhë përpara një harku në formë zemre.
“Lucia ka qenë një pjesë e madhe e jetës së Marcus… duke ofruar stabilitet, një ndjenjë përkatësie dhe siguri që mund të jetë e rrallë për t’u gjetur”, tha burimi për The Sun.
Cifti i krijuar që në shkollë të mesme kishin qenë së bashku për tetë vjet kur vështirësitë e lidhura me pandeminë COVID-19 shkaktuan një ndarje.
Por dyshja konfirmuan se ishin ribashkuar në janar të këtij viti.
Lajmi për fejesën vjen vetëm disa ditë pasi Rashford mori çmimin për librin e vitit në British Book Awards për debutimin e tij jo-fiktiv.
Shefi i Këshillit Evropian: Zgjerimi është prioritet për ne
Vullneti shkakton të qeshura teksa imiton ‘tipin’ e Gresës n...
LDK prezanton 38 kandidatet për deputete, Abdixhiku: Rruga d...
Diçka e re po vjen nga Keisi Medini?
Përplasen trenat në Rusi, të paktën 14 të plagosur
Samiti BE-BP: Liderët e Ballkanit realizojnë foton familjare...