Anësori i Manchester United, Marcus Rashford thuhet se është i pakënaqur me minutazhën e tij nën drejtimin e Ralf Rangnick.
Gjermani u emërua si menaxher i përkohshëm për të stabilizuar skuadrën pas disa muajsh të tmerrshëm nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Në ndeshjet e para, pati shenja përmirësimi të cilat ngadalë u shuan.
United tani është jashtë Ligës së Kampionëve, FA Cup dhe një garë të mundshme për top-katërshe.
Në këtë kaos, Rashford është vënë nën vëzhgim maksimal për paraqitjet e tij nën nivel.
Sipas 90min, 24-vjeçari është i pakënaqur me mungesën e minutazhës nën drejtimin e Rangnick dhe po shyrton mundësinë e largimit nga klubi.
Newcastle Untied thuhet se është një nga klubet e interesuara për transferimin e tij, por gjithçka pritet të varet nga menaxheri i ri i United./Arbresh.info
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut