Marco Fassone thuhet se është duke kërkuar 10 milionë euro kompensim nga Milani pas shkarkimit nga pozita si drejtor ekzekutiv.
Bazuar në një raport nga ‘Il Sole 24 Ore’, Fassone beson se ka të drejtën e pagimit, duke marrë parasysh rolin e tij të dyfishtë si drejtor ekzekutiv dhe menaxher i përgjithshëm, që arrin në një pagë prej 1.1 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, ish drejtori i Interit dhe Juventusit është duke pretenduar se pagesa më rast ndërprerje të punës ishte e shkruar në kontratën e tij te “Rossonerët”.
Megjithatë, gazeta paralajmëron se grupi Elliott Management është i gatshëm të paguaj vetëm 2.5 milionë euro te 54-vjeçari duke cituar se marrëveshja ishte e hartuar nga Li Yonghong, prandaj nuk është më e vlefshme.
Elliott së fundmi ka marrë kontrollin e klubit, duke larguar bordin e Li-së pasi biznesmeni kinez dështoi për të paguar me kohë në fondin mbrojtës./arbresh.info/
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...