Ylli i Real Madridit, Marco Asensio ka pranuar se derisa vazhdon të ketë sukses në Bernabeu, ai nuk mund të hedh poshtë largimin në të ardhmen.
Asensio shpërtheu në skenë sezonin e kaluar dhe pushtoi kryetitujt e mediave botërore pas disa supergolave në ndeshje të mëdha, transmeton portali arbresh.info.
Ai me ngadalësi filloi të bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në skuadër, por edhe pse nuk është një lojtar kryesor ende, ai shfaqi sezonin e kaluar se mund të jetë një i tillë.
Kjo bëri që lojtari të nënshkruaj një kontratë të re pesë vjeçare me klubin në fund të vitit të kaluar, por kjo nuk ka ndalur sugjerimet se ai mund të largohet.
Liverpooli ka qenë klubi i fundit që është përfolur për transferimin e tij, por Asensio është duke vazhduar qëndrimin në Real Madrid.
Tani, ai vendosur të flas për të ardhmen e tij në klub.
Edhe pse ka hedhur plotësisht poshtë largimin e menjëhershëm për tani, Asensio nuk ka refuzuar edhe mundësinë për largim gjatë të ardhmes.
“Opsioni im i parë është gjithmonë triumfi në Real Madrid. Pas kësaj, ju asnjëherë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”, ka shpjeguar Asensio për ‘GQ’, transmeton portali arbresh.info.
“Real Madridi është klubi më i suksesshëm në botë dhe nga fillimi ju duhet të dini që duhet të përgatiteni dhe të jepni gjithçka për këtë fanellë”
“Unë përpiqem të mos përqendrohem shumë në pritshmëritë që janë nga unë”
“Është normale që të gjenerohet kaq shumë, sepse kanë qenë dy vite mjaftë të mira në Real Madrid”
“Shpresoj që të bëhen vetëm edhe më të mira”
https://instagram.com/p/Bmsp7MRlVjP/?
Marco Asensio mund t’i bashkohet edhe një tjetër talent në skuadër këtë verë.
Raportet e fundit sugjerojnë që Kylian Mbappe është në plan të Real Madridit për transferim./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare