Ylli i Real Madridit, Marco Asensio raportohet se është duke kërcënuar klubin me largim këtë verë.
21-vjeçari shpenzoi sezonin e kaluar në formë huazimi te Espanyol për të fituar eksperiencë në ekipin startues, transmeton portali arbresh.info. Gazeta spanjolle ‘Diario Gol’ pretendon se presidenti Florentino Perez i premtoi atij kohë të rregullt në fushë në rikthimin e tij te ‘Bernabeu’.
Por, anësori ka startuar në vetëm 19 ndeshje në La Liga këtë edicion dhe Gareth Bale është sigurisht para tij për të marrë urdhra nga Zinedine Zidane. Për shkak të kësaj, Asensio thuhet se është i gatshëm të largohet nga kryeqyteti spanjoll nëse nuk ndryshon situata e tij.
Lexo më shumë: Zbulohet pse Fernando Torres ishte i zemëruar me Cristiano Ronaldon (FOTO/VIDEO)
Liverpooli dhe Arsenali janë të interesuar për të siguruar transferimin e tij në Premierë Ligë.
Të dy klubet tashmë raportohet se kanë shtruar oferta për reprezentuesin spanjoll, i cili ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2022.
Megjithatë, klubet e mëdha angleze do të përballen në garën për nënshkrimin e tij me gjigantin italian, Juventusin./arbresh.info
“Ëndrra e Evropës shtrihet në Ballkanin Perëndimor”, Von der...
Përplasen Driloni e Sara, ”Lëri njerëzit e tjerë rehat”, ”Ed...
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...