Max Allegri është në mungesë të tre yjeve për ndeshjen që vendos titullin në Serie A ndërmjet Juventusit dhe Napolit.
Claudio Marchisio, Stefano Sturaro dhe Mattia De Sciglio do të humbin takimin e nesër që zhvillohet duke filluar nga ora 20:45, transmeton portali arbresh.info.
Zonja e Vjetër ka në dispozicion Miralem Pjanic dhe Mario Mandzukic që janë rikthyer në skuadër, ndërkohë që Andrea Barzagli duket gjithashtu se është rikuperuar nga lëndimi në muskuj.
Megjithatë, Marchisio është befasia në listën e lojtarëve që mungojnë.
Lojtari nuk është në dispozicion për shkak të simptomave për grip./arbresh.info/
Skuadra e Juves kundër Napolit: Buffon, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Cuadrado, Higuain, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Pinsoglio, Mandzukic, Howedes, Asamoah, Szczesny, Rugani, Lichtsteiner, Bentancur, Bernardeschi
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...