Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo është i vendosur që me forcë të siguroj transferimin te Juventusi dhe të ribashkohet me Cristiano Ronaldon.
Kampioni i Evropës tashmë ka humbur superyllin Cristiano Ronaldo te Juventusi këtë verë, transmeton portali arbresh.info.
Klubi nga Serie A pagoi 100 milionë euro për reprezentuesin portugez dhe tani ata kanë kthyer vëmendjen te Marcelo.
Gazeta italiane ‘Tuttosport’ pretendon se mbrojtësi brazilian është duke kërkuar transferimin. Bazuar në raportin e tyre, Marcelo ka “thirrur” Juventusin për t’i matur ata se sa janë të interesuar për nënshkrimin e tij.
Ai dëshiron të dijë nëse Juventusi do t’i siguroj atij minuta në fushë para se të largohet nga Real Madridi, transmeton portali arbresh.info.
Marcelo dhe Ronaldo kanë krijuar një raport shumë të mirë te Real Madridi gjatë viteve dhe ‘Tuttosport’ pretendon se kjo është shansi i fundit për të ri-ndezur raportin e tyre në fushë.
30-vjeçari, i cili iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, thuhet se vazhdon të jetë në ndjekje të ëndrrës së tij. Dhe mënyra se si ka shkuar merkato e transferimeve te Real Madridi deri tani sugjeron që transferimi mund të ndodhë.
Real Madridi nuk ka parë vetëm largimin e Ronaldos këtë verë, po edhe të trajnerit francez Zinedine Zidane.
Mateo Kovacic finalizoi transferimin në formë huazimi te Chelsea sot, ndërsa Luka Modric dëshiron t’i bashkohet Interit./arbresh.info/
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...