Marcelo shpërthen në lot, detyrohet të largohet në minutën e nëntë

20:38 | 27 Qershor 2018
Arbresh Info

Marcelo është detyruar të largohet nga fusha në ndeshjen kundër Serbisë.

Ylli i Brazilit shpërtheu në lot mbrëmjen e sotme (e mërkurë) pasi u detyrua të largohet nga fusha si pasojë e lëndimit pas vetëm nëntë minuta lojë në ndeshjen kundër Serbisë, shkruan portali arbresh.info.Mbrojtësi dukej i shqetësuar në fushë derisa po mbante këmbën e tij.

Ylli i Real Madridit dukej sikur shpresat e tij për të vazhduar tutje në Kampionatin Botëror kanë përfunduar.

Marcelo mori më pas trajtimin nga stafi mjekësor./arbresh.info/

Të ngjashme