Mbrojtësi brazilian, Marcelo është bërë lojtari më i trofeshëm në historinë e klubit të madh spanjoll, Real Madridit.
Real Madridi fitoi sot (e shtunë) me rezultat 4-0 ndaj Espanyolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të.
Kjo fitore e bëri edhe matematikisht kampion të La Ligas për sezonin 2021/22, titull i cili është i 35-ti në histori të Los Blancos.
Megjithatë, për njërin lojtar, ky trofe ishte edhe më i veçantë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcelon, i cili është bërë lojtari më i trofeshëm në histori të Real Madridit.
Marcelo me titullin e fituar sot bëhet sot lojtari më i dekoruar i të gjitha kohërave të me 24 trofe të fituar me fanellën e Mbretërve.
Me këtë trofe, Marcelo lë pas vetes legjendën Paco Gento me 23 trofe.
Kontrata e tij skadon në qershor, por askush nuk do ta harrojë kurrë Marcelon, pasi tashmë ai ka shënuar emrin e tij me shkronja të arta.
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas