Marcelo refuzon Milanon

08:25 | 20 Qershor 2022
K.B

Milan i është vënë pas Marcelos.

Marcelo i cili u përshëndet nga Real Madridi pak ditë më parë është një nga objektivat e kampionit në fuqi të Italisë.

“AS” raporton se oferta e Milan për Marcelon është refuzuar nga përfaqësuesit e mbrojtësit brazilian.

Rossonerët i kanë ofruar 3 milionë pagë vjetore e cila është përgjysmë më pak se ajo që fitonte te Reali. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme