Google ADS

Marcelo: Real Madridi nuk frikësohet

15:49 | 11 Maj 2017
Arbresh Info

Mbrojtësi i krahut të majtë të Real Madridit, Marcelo pretendon se klubi i tij në asnjë pikë nuk i është frikësuar Atletico Madridit.

Rivali i tyre madrilen shënoi dy herë brenda 16 minutave të parë në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales, por Isco i dha fund shpresave të tyre me golin e shënuar pak pa përfunduar pjesa e parë, transmeton portali arbresh.info.

“Në asnjë pikë ne nuk kishim frikë, ne jemi Real Madridi dhe gjithmonë luftojmë deri në fund për të respektuar rivalët tanë”, u tha Marcelo gazetarëve.

“Ne pranuan dy gola në fillim të ndeshjes gjë që do dëshironim t’i shmangemi, por ne ishim superior. Ne ishim në dijeni që do të jetë e vështirë, por ne arritën të kontrollojmë lojën më pas”

Real Madridi luan kundër Juventusit në finale të Ligës së Kampionëve më 3 qershor./arbresh.info

Të ngjashme