Marcelo është deklaruar rreth shkarkimit të Jose Mourinhos nga Manchester United.
Marcelo ka thënë se ai e vlerëson shumë Jose Mourinhon dhe atë që ka bërë për të, por nuk mund të thotë asgjë për atë nëse ai mund të rikthehet te Real Madrid.
Mbrojtësi brazilian ishte nën urdhrat e portugezit nga vitit 2010 deri në vitin 2013, ndërsa e ka vlerësuar lartë punën e tij.
“Shkarkimi i tij është për keqardhje, pasi ai është njëri ndër trajnerët më të mëdhenj në botë.”, tha fillimisht Marcelo, përcjell “lajmi.net”.
“Nuk më takon mua të flas për pjesën e rikthimit të tij të mundshëm te Real Madrid, pasi kjo gjë i takon klubit.
“Unë e vlerësoj shumë mbështetjen që ma ka dhënë kur ishte këtu dhe për ndihmën e ofruar, andaj do të shohim në të ardhmen se çfarë do të ndodhë.”, ka shtuar më tej braziliani.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...