Marcelo i dha fund aventurës greke me Olympiacosin në muajin shkurt dhe u rikthye te Fluminense pas 16 vitesh.
Të shtunën në mbrëmje realizoi një ëndërr të kahershme. Teksa fitoi Kupën Libertadores me skuadrën e zemrës
Për herë të parë në historinë e klubit të Fluminenses dhe trofeu i parë për 35-vjeçarin brazilian.
Edhe pse ka fituar 5 herë Champions League me Realin e Madridit, Marcelo theksoi pas ndeshjes se ky ishte trofeu më i bukur që ka fituar në karrierë.
“Te Reali duhet të më kuptojnë: ky është titulli më i rëndësishëm në karrierë, sepse e fitova me klubin ku jam rritur” , tha ai.
Teksa i pyetur se Champions apo Libertadores, ai u përgjigj shkurt.
“Sigurisht që kjo e dyta. Nuk ka çmim dhe ndjesi më emocionuese për mua”, theksoi mbrojtësi i majtë.
Marcelo shndërrohet në futbollistin e 14-të që ka fituar Championsin dhe Libertadores. Përpara tij ja kanë dalë emrat e mëposhtëm:
Dida (Milan/Cruzeiro)
Cafu (Milan/San Paolo)
Carlos Tevez (Manchester United/Boca Juniors)
Juan Pablo Sorin (Juventus/River Plate)
Walter Samuel (Inter/Boca Juniors)
Roque Junior (Milan/Palmeiras)
Danilo (Real Madrid/Santos)
Ronaldinho (Barcelona/Atletico Mineiro)
Neymar (Barcelona/Santos)
Rafinha (Bayern Munchen/Flamengo)
Ramires (Chelsea/Palmeiras)
David Luiz (Chelsea/Flamengo)
Julián Alvarez (Manchester City/River Plate).
Teksa më poshtë është festa e çmendur e tifozëve të Fluminense, pas triumfit historik./ss
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...