Mbrojtësi i Real Madridt, Marcelo raportohet se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së shtunës ndaj Atletico Madridit.
31-vjeçari ka munguar në tri ndeshjet e fundit në Madrid për shkak të një problemi në qafë që mori gjatë fitores 3 me 2 ndaj Levantes në La Liga më 14 shtator, transmeton portali arbresh.info.
Mungesa e Ferland Mendyt bëri që Nacho të kaloj në krahun e majtë kundër Osasunas mbrëmjen e së mërkurës dhe spanjolli është i gatshëm për të qenë titullar në këtë pjesë edhe në ndeshjen në Wanda Metropolitano këtë vikend.
Megjithatë, AS thekson se Marco ishte i gatshëm për të marrë pjesë në disa pjesë të seancës stërvitore të së martës duke sugjeruar se reprezentuesi brazilian me gjasë do të jetë i gatshëm.
Raporti shton gjithashtu se vendimi në mbrojtësin me eksperiencë nuk do të merret deri në seancën e fundit stërvitore mëngjesin e së premtes.
Skuadra e Zinedine Zidanes aktualisht qëndron në krye të La Ligas me 14 pikë pas katër fitoreve dhe dy barazime brenda gjashtë ndeshjeve deri tani në sezonin 2019/20./arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...