Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo do të mungojë në ndeshjen këtë vikend kundër Granadas si pasojë e një problemi muskulor.
Siç raporton El Mundo Deportivo, mbrojtësi brazilian do të humbas ndeshjen për shkak të një problemi në kofshë të pësuar gjatë stërvitjeve duke vazhduar qëndrimin jashtë linjave deri në fund të ndeshjeve ndërkombëtare, transmeton portali arbresh.info.
Real Madridi do të detyrohet të bëjë ndryshime tani duke në këtë anë me Alvaro Odriozolan ndërkohë që Dani Carvajal vazhdon qëndrimin në krahun e djathtë.
Madridi është në një krizë lëndimesh ndërkohë që edhe lojtari Ferland Mendy i transferuar gjatë verës nuk është në dispozicion për shkak të lëndimit.
Në listën e të lënduara bënë pjesë edhe Nacho Fernandez dhe do të vazhdojë qëndrimin jashtë linjave deri në Krishtlindje.
Marcelo u inkuadrua në fushë gjatë barazimit 2 me 2 ndaj Club Brugges në Ligë të Kampionëve pas rikuperimit nga lëndimi, por tani është duke u përballur me të njëjtin problem./arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...