Real Madridi vazhdon garën për të titull pas tre pikëve që mori në ndeshjen si nikoqir ndaj Valencias që përfundoi me rezultat 2 me 1.
Skuadra e Zinedine Zidanes siguroi një fitore mjaftë të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së 35 në La Liga të zhvilluar në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Valencias, që njihet si një skuadër e papërshtatshme për ‘Los Blancos’, shkruan portali arbresh.info.
Superylli Cristiano Ronaldo dërgoi “Madrilenët” në epërsi në minutën e 27′ të ndeshjes me një super gol me kokë pas asistimit të mrekullueshëm nga Dani Carvajal. Reprezentuesi i Portugalisë kishte mundësinë për të dyfishuar epërsinë nga penaltia, por dështoi me goditjen e tij nga pika e bardhë në minutën e 57′.
Mysafirët barazuan shifrat tetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e këtij përmes Dani Parejos, por heroi i skuadrës së francezit, Marcelo rikthye gjigantin evropian në epërsi duke shënuar për 2 me 1 në minutën e 86′.
Real Madridi qëndron në krye të tabelës me 81 pikë, tri më shumë se Barcelona në pozitën e dytë para ndeshjes së tyre ndaj Espanyolit.
Kujtojmë se ‘Los Blancos’ kanë gjithashtu një ndeshje më pak se gjiganti katalunas./arbresh.info
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...